Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë duke instaluar një teknologji të re nëpër lagjet e Prishtinës që lidhet drejtpërdrejt me sinjalistikën dixhitale të Prishtina Parking.
Sipas Ramës, shumë shpejt nuk do të jetë më e nevojshme të bëni xhiro për të gjetur vendparkim, pasi Tabelat dixhitale do të tregojnë vendet e lira
“Kjo do ta bëjë më të lehtë parkimin dhe do të zvogëlojë trafikun në qytet. Sipas vlerësimeve, 25-30% e trafikut krijohet nga kërkimi i vendparkimeve, por tani ky informacion do të jetë i disponueshëm menjëherë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...