Ka mbetur edhe 1 javë nga Festa e Kurban Bajramit, e cila festohet nga myslimanët anë e mbanë botës.
Kjo festë kulmon me therrjen e Kurbanit, sipas së cilit e mbanë edhe emrin. Në prag të kësaj feste sjellim disa fakte rreth Kurban Bajramit dhe rëndësisë së tij. Kurban Bajrami ka për qëllim sakrificen, prerjen e një kafshe për hir të Zotit dhe i cili është obligim.
Siç shpjegojnë hoxhollarët, me qëllim që kurbani të jetë obligim duhet të plotësohen disa kushte: të jetë musliman; të jetë i lirë ngase robi nuk ka obligim të presë kurban; të jetë në vendlindje, pra të mos jetë në udhëtim; të jetë psiqikisht i mençur; të jetë i moshës madhore (pubertet), dhe të ketë mundësi financiare për prerjen e Kurbanit. Argument për obligimin e kurbanit siç shpjegojnë hoxhallarët gjendet edhe në ajetin Kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë:
“Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” “I Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. me dorën e tij kishte prerë kurban dy desh të larëm me brinjë, kishte bërë bismil-lah dhe tekbir”. Kur e pyetën të Dërguarin e Allahut a.s. se pse bëhen këto kurbane, ai u përgjigj: ”Është sunneti (tradita) i babait tonë, Ibrahimit” Ata i thanë: “Çfarë përfitojmë ne prej tyre?” Ai i tha: “Për çdo qime (të kurbanit), ju do të shpërbleheni.”
Gjithashtu transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush ka mundësi të ther kurban dhe nuk ther, të mos i afrohet xhamisë sonë.” Sipas fesë Islame, therja e Kurbanit është një tregues i madh se njeriu është i gatshëm për të sakrifikuar për fenë e Allahut dhe bindjes së tij ndaj Krijuesit. Me një akt të tillë siç bëhet e ditur, muslimani tregon mirënjohjen e tij ndaj Allahut për mirësitë dhe begatitë e shumta që Zoti ia ka dhuruar njeriut.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...