Disa zyrtarë policorë janë parë afër objektit të Postës, ndërsa aty planifikohej të mbahej një mbledhje e Bordit të Telekomit.
Në media u raportua se arsye e prezencës së policisë aty ishte shkarkimi i menaxhmentit të lartë të Telekomit, mirëpo një gjë e tillë u demantua nga zëdhënësi i kësaj ndërmarrjeje, Menduh Abazi.
Ai para medieve tha se nuk ka pasur kërkesë për shkarkimin e dikujt. Ai thotë se nuk e di kush e ka ftuar policinë, por që sipas tij kushdo që e ka bërë këtë, ka bërë një gabim të madh.
“Nuk ka pas asnjë kërkesë për shkarkim të askujt. Kushdo që e ka ftuar policinë, ka bërë një gabim shumë të madh, sepse na e kujton kohën e represionit. Kushdo që e ka bërë këtë, ka shkaktuar probleme shumë të mëdha. Nëse kryeministri i vendit bën çdo ditë deklarata për ndaljen e gjakderdhjes financiare, atëherë a po bëhet një gjakderdhje tjetër”, ka thënë Abazi.
Abazi tha po ashtu se nuk e di se cilat janë arsyet pse nuk është mbajtur mbledhja, por që sipas tij, nëse do të ketë agjendë për shkarkim, menaxhmenti është i gatshëm të tërhiqet.
“Nëse ka agjendë politike për shkarkim, menaxhmenti është i gatshëm me u tërhek, por jo me u frikësu. Se pse nuk është mbajtur mbledhja, nuk e di. Pra, nuk ka pasur agjendë shkarkimi”, tha në fund ai.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë