Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka treguar se në këtë qendër akoma nuk ka përfunduar numërimi i votave.
Sipas tij, deri më tani janë procesuar vetëm 50 për qind e materialeve të formularëve të rezultateve dhe se akoma ka punë deri tek përfundimi i numërimit të votave.
Ahmetaj ka thënë për “Zeri.info”, se akoma nuk dihet se kur do të përfundoj i gjithë procesi. Sipas tij, stafi i QNR-së është duke punuar 24 orë pa ndërprerë në mënyrë që sa më shpejt të përfundoj i gjithë procesi.
“Në bazë të të dhënave diku rreth 50 për qind e materialeve të formularëve të rezultateve janë procesuar në mënyrë të rregullt dhe gjinden në bazën e të dhënave. Pra jemi në procesin e punës mirëpo, kemi edhe shumë procese të tjera. Pra është duke u përgatitur raporti i auditimit, po ashtu e kemi raportin e karantinës, do ti kemi skanimin e votuesve të rregullt, regjistrimin e votuesve me kusht, numërimin e votave me kusht. Pra të gjithë këto procese duhet të kompletohen dhe pasi të kompletohen të gjitha këto do të mund ti kemi edhe rezultatet nga QNR-ja të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë. Pra nuk mund të themi se mund të kryhen shumë shpejt, nuk mund të themi që mund të kryhen brenda disa ditëve, mirëpo QNR-ja, do t’i bëj të gjitha përpjekjet në tre ndërrime në 24 orë në mënyrë që sa më parë të kryhen të gjitha këto procese”, ka treguar Ahmetaj.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024