Një vajzë nga Mitrovica ka raportuar në Policinë e Kosovës se po mbahet e izoluar në banesë nga prindërit dhe vëllai i saj.
Në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se arsye është mos lejimi që vajza të martohet me një person, shkruan arbresh.info.
Ajo është intervistuar nga Policia dhe është dërguar nga strehimore.
Në raportin e PK-së thuhet gjithashtu se prindërit dhe vëllai i vajzës janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 06.01.2020 – 18:30. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se po mbahet e izoluar në banesë nga prindërit dhe vëllai i saj për shkak të mos martohej me personin që ajo e dashuron. Viktima është intervistuar dhe me kërkesën e saj është dërguar në strehimore, ndërsa tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...