Google ADS

Nuk arriti të bëhej asambleist, AAK e “rehaton” në arsim

19:06 | 4 Nëntor 2021
L G

Brahim Mehmetaj nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për tu bërë pjesë e Asamblesë Komunale në Klinë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Megjithatë, partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duket se është kujdesur që Mehmetaj të mos mbetet keq, shkruan arbresh.info.

 

Në një konkurs të hapur në shkollën e mesme të lartë, (SHML) “Luigj Gurakuqi”, në Klinë, ish-asambleisti i AAK-së ka dalur i pari nga gjithë kandidatët tjerë që kishin aplikuar në atë konkurs.

Mehmetaj ka arritur të marrë  gjithsej 93.155 pikë në këtë konkurs./arbresh.info/

 

Të ngjashme