Google ADS

Nuk arritën mu mbledh edhe 650 euro për operim, ndërron jetë 22 vjeçarja

18:52 | 3 Nëntor 2021
L G

Ka ndërruar jetë sot 22 vjeçarja Leonita Gashi, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë kanceroze.

Për operimin e saj jashtë vendit, duheshin mbi 30 mijë euro dhe deri të martën (dje) ishin mbledhur 29 mijë e 350 euro.

Familjarët e 22 vjecares kanë bërë të ditur se në pamundësi për tu mbledhur edhe 650 euro, Leonita nuk ka arritur t’i nënshtrohet operacionit, ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:00, shkruan arbresh.info

“Mirëmbama, jam një familjar i Leonitës po lajmërohem se sot ka ndërruar jetë rreth orës 12. Lajmëroni njerëzit nëse duhet që mos të dërgojnë pare në llogari më. Ato para që janë mbledhur deri tash dërgohen në një familje që ka nevojë ose shoqatë”, është njoftimi i familjarëve të Leonitës.

LEXO EDHE

22 vjeçarja kërkon ndihmën tuaj, vuan nga kjo sëmundje – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme