Google ADS

Nuhiu: Janë rritur raportet për transaksione të dyshimta

09:36 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Gjatë vitit 2016 ka pasur rritje të raporteve për transaksione të dyshimta.

Kështu bëri të ditur drejtori i Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu gjatë punëtorisë me temë “Financimi i Terrorizmit dhe Shpëlarja e Parasë”, shkruan arbresh.info.

Ai tha se ky institucion është siguruar që të marrë masat e duhura në mënyrë që të parandalohet dhe të luftohet pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit.

“Të dhënat për vitin 2016 tregojnë për një vit në progres të rezultateve. Ka pasur ngritje prej rreth 40 për qind të raporteve të transaksioneve të dyshimta. Ngjarjet globale dhe zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare kanë ndikuar dhe janë reflektuar edhe në vendin tonë duke bërë që të ngritet vigjilenca e institucioneve vendore. Kjo ka ndikuar edhe në ngritjen e raporteve për transaksione të dyshimta”, tha Nuhiu./Arbresh.info.

 

 

Të ngjashme