Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, me zyrtarë e afaristë nga kjo komunë, kanë prezantuar sot në Prishtinë ofertën turistike për këtë sezon për pushuesit nga Kosova.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka folur rreth zhvillimit të tanishëm të Ulqinit, shkruan arbresh.info
Ai tha se pretendojnë që ky sezon veror në Ulqin të jetë me i gjatë dhe sa me atraktiv për pushuesit qeë e zgjedhin Ulqinin.
“Panairi është një pikë takim mes subjekteve për turizëm. Jemi të lidhur në Kosovën dhe kosovarët me apetit vijnë në Ulqin, kjo komunë ka filluër të zhvillohet më shumë se herave të kaluara. Ne duhet t’ia kthejmë shkëlqimin Ulqinit si në vitet e 70’ta. Qeveria ka fillu që sytë t’i nis kah Ulqini i cili ka resurs nacional. Duam t’i krijojmë kushte Ulqinit që njerëzit tanë pra shqiptarët, jemi duke bërë hotele me katër yje e pallate të ndryshme. Qellimi Ulqinit është që të jetë sa me i gjatë ky sezonë turistik, të jetë një nga komunat më të zhvilluara në Mal të Zi. E kemi një trup kordinues, do ta ketë pastërtin në nivel, e kemi formu edhe parking servisin e cila është risi në Ulqin”, është shprehur Nrekiq.
Ai ka pemndur edhe disa nga telashet me të cilat përballet Ulqini, e për të cilat tha se do t’i evitojnë.
Sipas tij tash tutje Ulqini do jetë një vend atraktiv, për shkak se ka pasur shumë investitorë të cilët kanë qenë të interesuar.
“Ulqini ka shumë telashe, mirëpo ne si pushtet do të bejmë çmos që ato barierra t’i shtyjmë. Synimi ynë është që Ulqini të zhvillohet sa më tepër. Ne kemi pas edhe investitotorë që vijnë nga vendet të ndryshme dhe besojmë që keto vite Ulqini do të behet vendi më i mirë turistik edhe në rajon” tha ai.
Përfaqsues i Ministrisë së Turizmit në Mal të Zi, Qazim Hoxha, përmendi disa nga shifrat që karakterizojnë rritje të turizmit në Ulqin.
Ai gjithashtu ka cekur se çmimet në Ulqin për pushuesit do të jenë të njejta me ato të vitit të kaluar.
“Numri i turistve ishte 2 milionë. Të ardhurat kanë qenë 10 miliardë euro. Vlera e investimeve ka qenë rreth 3 miliardë euro. Turistë nga Kosova kemi pasë me shumë se 280 mijë fjetje, 10 për qindt rritje më shumë se viti i kaluar. Mali i Zi është i përgatitur me 348 plazhe. Përpos këtyre numri më i madh i gjithë këetyre plazheve është në Ulqin. Çmimet në Mal të Zi do të mbesin njëjtë me ato të vitit të kaluar” tha ai
Drejtori i Organizatës, Turistike në Ulqin Fatmir Gjeka, tha se Komuna e Ulqinit këtë vit ka përmisime shumë të mëdha në turizëm dhe infrastrukturë.
“Ka shumë risi që nga plazhat, hotelet, infrastruktura, nga viti në vit ka përmirësime të dalluara. Hapja e Sezonin turistik bëhet çdo vit me 1 maj. Në qershor kemi shumë aktivitete, kemi Panairin e librit, ku kanë marr pjesë shumë botues nga Kosova. Jetë e natës është shumë e mirë për të rinjë” tha ai.
Gjeka gjithashtu beri një apel për pushuesit kosovarë, ku tha se duhet ta marrin fletëlajmeërimin nga qiradhenësit sepse për këtë shkak vitin e kaluar kanë dal që ka pasur më shumë musafirë nga Serbia sesa nga Kosova për shkak se nuk e kanë pas fletën e lajmërimit./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...