Në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini është diskutuar për procesin e personave të riatdhesuar nga Evropa në Kosovë.
Kushtrim Nreci nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka thënë se kjo ministri përmes departamentit për integrimin e personave të riatdhesuar mandat kryesor e ka ri-integrimin e qytetarëve të Kosovës të cilët në mënyrë ilegale e kanë lëshuar Kosovën dhe kanë mësyrë shtetet e BE-së.
“Në bazë të marrëveshjeve të ripranimit që e kemi bërë me secilin shtet veç e veç është obligim shtetëror që të gjithë ata persona që nuk kanë leje qëndrim legal në shtet e BE-së ata të gjithë kthehen”, ka thënë Nreci.
Ai ka treguar edhe për beinifitet që përfitojnë personat që kthehen në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian, dhe procedurat që duhet kaluar.
“Në fillim i presim në zyrën për kthim që e kemi në Aeroportin e Prishtinës, pastaj në momentin e pritjes bëhet identifikimi i nevojave të këtyre personave, në rast se ai individ apo familje nuk ka se ku të strehohet ne ju ofrojmë akomodim të përkohshëm në qendrën e akomodimit të përkohshëm ku pastaj me koordinatorët fillon implementimi i programit të ri-integrimit të atyre personave që i plotësojnë kriteret në bazë të legjislacionit.
Një familje e riatdhesuar përfiton transport nga aeroporti deri në vendin e origjinës, nëse nuk ka ku me qëndrua i ofrohet akomodimi në Prishtinë, pako ushqimore dhe higjienike, akomodim deri në 12 muaj me qera, ndihma shëndetësore nëse konstatohet, për ato familje që konstatohet se kanë jetuar në rrënoja menjëherë merret vendimi për rindërtim dhe renovim të shtëpisë etj…”, u shpreh Nreci.
Ai tregoi se për tri vite janë 12 mijë e 378 persona që kanë përfituar këto shërbime.
Nreci tregoi po ashtu se sipas statistikave në vitin 2016 kemi pasur 13 mijë e 30 persona të kthyer nga të gjitha vendet e BE-së, në vitin 2017 afro 5 mijë persona të riatdhesuar, kurse në katër mujorin e parë të këtij viti sipas Nrecit janë afro 1 mijë persona të kthyer .
“Për tri vite numri i qytetarëve që janë kthyer nga vendet e BE-së janë diku 20 mijë. Nga vendet që janë kthyer dominon Gjermania, pastaj vjen Franca, Belgjika e vendet tjera”, u shpreh Nreci. /telegrafi
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...
Certifikohen 29 zyrtarë policorë për trajnerë të imunitetit ...
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...