Novobërdë, lumi me acid që mbyt çdo gjallesë

20:35 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Asnjë gjallesë që hyn në Lumin Marec në Novobërdë nuk mbetet e gjallë.
Kjo për shkak se këtu derdhen ujrat që rrjedhin nga Miniera e Artanës që kanë përmbajte të lartë të Acidit.

Tash e sa vite banorët e fshatit Prekovc, janë dëshmitarë të këaj ndotje.

Uji që dikur përdorej për pije e për ujitje, tash ka ndërruar edhe ngjyrën, pasi përmban deri në 4.5 për qind acid.

E kjo është bërë e tepër për banorët e kësaj ane.

Pavarësisht kësaj gjendje, Miniera e Artanës vazhdon punën.

Drejtori i kësaj miniere, Hysen Vrajnolli thotë për FRONTAL se janë të vetëdijshëm për rrezikun dhe përbërjen e ujit.

Edhe pse thonë se tashmë kanë bërë disa përpjekje për zbutje të situatës, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme.

Pse kjo nuk ka ndodhur, ka vetëm një arsye.

Vranjolli tregon edhe çka është përzierja.

E njëjta situatë është edhe në pjesën e minierës që nuk është aktive tash e sa vite.

Njëri nga mbikëqyrësit thotë për FRONTAL reshjet sjellin në sipërfaqe çdo herë problemin e njëjtë.

Në lumin Marec aciditeti arrin nivelin deri në 4.5%.

E për rrezikun e pasojat janë mirë të informuar ministria përgjegjëse.

Në një përgjigje për FRONTAL, thonë se dinë për ujërat nëntokësore që rrjedhin nga miniera.

E sipas tyre, është bërë një hulumtim për trajtim, që të arrihen standardet e caktuara për legjislacion.

Pavarësisht premtimeve, ndotja vazhdonte duke rrezikuar pos Novobërdës edhe komunat që lidheshin me të.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme