Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri Mentor Arifaj, kanë pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grøndahl.
Ministrja Rizvanolli e falënderoi ambasadorin norvegjez për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, ndërsa e njoftoi mbi prioritetet e ministrisë lidhur me zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ambasadori Grøndahl e uroi ministren Rizvanolli për marrjen e detyrës së re dhe shprehu se mirëpret bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, duke besuar në një qeverisje të mirë dhe transparente.
Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Grøndahl diskutuan më gjerësisht për mundësitë e bashkëpunimit në çështje lidhur me energjinë, burimet e ripërtritshme dhe në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit. Ambasadori Grøndahl theksoi se Norvegjia do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën dhe për të ndihmuar zhvillimin e saj ekonomik./arbresh.info/
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës