Norvegjia e përkushtuar për përspektivën evropiane të Kosovës

15:29 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për marrëdhënie me Jashtë,  Skender Reçica, pritën në takim ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, me të cilin diskutuan për  zgjedhjet e 11 qershorit si për situatën politike pas zgjedhjeve.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për raportet e Kosovës me BE-në, në veçanti me Norvegjinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.

Kryetari i NISMA për Kosovën,  Fatmir Limaj, ambasadorit të ri norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Norvegjisë në proceset demokratike të Kosovës, ku shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe rreth suksesit të NISMA-s në zgjedhjet e fundit, ku kryetari Limaj tha se suksesi i NISMA-s në këto zgjedhje ka ardhur si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm i strukturave tona me qytetarët në gjithë vendin.

“Që nga themelimi ne ju kemi qëndruar pranë njerëzve tanë, qytetarëve tanë, kemi diskutuar për problemet dhe nevojat që ata kanë në ekonomi, bujqësi, punësim, dhe në bazë të këtyre takimeve ne kemi nxjerrë edhe prioritetet  kryesore, të cilat NISMA do të filloj ti jetësoj që nga momenti i formimit të qeverisë së re”, ka thënë kryetari Limaj.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka uruar kryetarin Limaj për suksesin e NISMA-s në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Po ashtu ambasadori Sjaastad ka uruar që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës. Në fund, diplomati norvegjez shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me NISMA-në. Të dy palët shprehën gatishmërinë për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme