Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri dhe Kryetari i Shoqatës Sindikale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Besim Krasniqi, kanë mbajtur një takim pune me Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, në Kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë.Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e njësive të: NJSO-së, NJSI-së, NJTME-së, NJMA-së dhe K-9.
“Sot me datë 01.02.2024, Kryetari i Sindikatës së Policisë Ime Zeqiri dhe Kryetari i Shoqatës Sindikale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Besim Krasniqi, kanë mbajtur një takim pune me Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, në Kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e njësive të: NJSO-së, NJSI-së, NJTME-së, NJMA-së dhe K-9.”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim bëhet e ditur se kërkesë e veçantë ishte reflektimi, brenda muajit shkurt, për realizimin e kërkesave të paraqitura në protestën e fundit.
Ata kanë paralajmëruar të realizohen kërkesa, në mënyrë që të mos ketë përsëri protesta.
“Nga përfaqësuesit e këtyre njësive është kërkuar që Sindikata të luaj rol vendimtar në përfaqësimin e të drejtave të tyre, qoftë në kushte dhe mirëqenie , qoftë në rregullimin e disa çështjeve administrative si te Udhëzimet dhe Rregulloret e brendshme. Po ashtu kërkesë e veçantë ishte reflektimi, brenda muajit Shkurt, për realizimin e kërkesave të paraqitura në protestën e fundit, me qëllim që të mos detyrohemi që të fillojmë përsëri me protesta”, thuhet në njoftim.
Tutje, Kryetari i Sindikatës është zotuar se në mënyrë të pa anshme dhe pa ndikim nga askush do të përfaqësoj të gjithë punonjësit e policisë duke insistuar që të drejtat dhe kërkesat e tyre të realizohet me dialog dhe mirëkuptim nga organet përkatëse./Arbresh.info
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë