Komiteti i politikës së jashtme të Parlamentit Evropian në raportin e votuar për Serbinë nënvizon se marrëveshja përfundimtare dhe ligjërisht obliguese me Kosovën duhet të jetë e bazuar në njohjen e ndërsjelle.
Kjo është hera e parë që një institucion evropian përmend njohjen si zgjidhje për dialogun.
Në komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian është votuar edhe raporti për Kosovën ku gjithashtu nënvizohet se marrëveshja përfundimtare do jetë përcaktuese për avancimin e të dyja vendeve në proceset integruese, ndërsa theksohet rëndësia e angazhimit konstruktiv nga ana e autoriteteve të Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që të arrihet një normalizim gjithëpërfshirës ligjërisht i detyrueshëm.
Eurodeputetët kanë përsëritur thirrjen që sa urgjentisht të miratohet liberalizimi I vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu përshëndetët aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në raportin e miratuar vihet në dukje edhe synimi I Kosovës që gjatë këtij viti të aplikoj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por theksohet se për këtë gjë nuk ka procedurë të shpejtë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i nevojshëm që Kosova të përparojë në rrugën e saj evropiane.
Si secilin vit kur përpilohet ky raport, edhe kësaj radhe përsëritet shprehja e keqardhjes për faktin se pesë shtete anëtare të BE-së nuk e kanë njohur ende Kosovën dhe përsëritet thirrja për ta bërë këtë.
Në raportin e votuar mirëpriten përpjekjet e shtuara në Kosovë për të luftuar korrupsionin por inkurajohen autoritete vendore që të përmirësojnë rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar në nivelin e lartë.
Megjithatë shprehet shqetësimi se gjyqësori vazhdon të jetë joefikas dhe i cenueshëm ndaj ndërhyrjeve politike.
Në këtë rrafsh mirëpriten propozimet për reformën e sistemit prokurorial dhe nënvizon se duhet të merret plotësisht mendimi i Komisionit të Venecias.
Në lidhje me planet e qeverisë për vettinig, në raport theksohet se ky duhet të përdoret si mjeti i fundit dhe se nuk duhet shpërfillur rezervat e shprehura nga ana BE-së dhe SHBA-ve.
Në dokument mirëpritet miratimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës që dënon fuqishëm agresionin ushtarak dhe pushtimin e Ukrainës nga Federata Ruse dhe lavdërohet Kosova për përafrimin e saj me BE-në duke miratuar sanksione kundër Rusisë
Për këtë raport kanë votuar 43 eurodeputet, 9 ishin kundër ndërsa 5 kanë abstenuar. Në korrik, ky tekst do hidhet në votim në seancën plenare kur merr versionin e Rezolutës së Parlamentit evropian./rtk/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...