Njohja e Izraelit ka ardhur pas një bashkëpunimi të vazhdueshëm që Kosova ka pasur në aspektin e sigurisë.
Kështu tha i pari i vendit të Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media.
Thaçi tha se njohja e Izraelit nuk do të prish marrëdhëniet më Turqinë.
“Izraeli ka qenë i involvuar që nga përudha e luftës duke pranuar refugjatë. Vetë personalisht për dy dekada kam qenë në kontakt me Kryeministrin e Izraelit. Unë kam qenë dhe e kamë vizituar Izraelin dhe kanë qenë të pajtuar me pavarësinë e Kosovës, por pse e kanë vonuar njohjen është çështje e tyre. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta tash e 12 vite. Kosova dhe Izraeli edhe në këto vite kemi bashkëpunuar edhe në aspektin e sigurisë edhe pse s’kemi pas njohje. Njohja e Kosovës nga Izraeli, s’o e rastësishme, por e përpjekjeve të gjata, por që s’do të ndodhte pa ndërhyrjen e Presidentit Trump. Njohja nga Izraeli s’do të ndikoj në prishjen e marrëdhënieve vëllazërore Kosovë-Turqi. Ne vetëm sa do të jemi më të fuqishëm”./arbresh.info/
Palestina ndërpret marrëdhëniet me vendet që hapin ose zhvendosin ambasadën në Jerusalem
BE reagon për hapjen ose zhvendosjen e ambasadave në Jerusalem
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...