Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media të lëshuar nga MPJD-ja.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend”, thuhet në njoftim.
“Në këtë takim, të zhvilluar pasditen e djeshme, ministrja Haradinaj-Stublla shprehu përkushtimin e Kosovës për avancimin e agjendës evropiane, duke e vlerësuar si shumë të nevojshme përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë”, thuhet tutje.
Në këtë njoftim thuhet se është diskutuar edhe për patentshoferët.
“Shefja e diplomacisë kosovare shprehu përkushtimin e saj për të përmbushur sa më shpejtë çështjet për të cilat kanë rënë dakord me homologun e saj gjerman, Heiko Maas, gjatë vizitës në Berlin muajin e kaluar, ndër të cilat është edhe përshpejtimi i procedurës së njohjes së patent-shoferëve në mes Gjermanisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...