Armenia ka njohur sot pasaportën e Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili thotë se pasaporta e Kosovës sa vjen e po bëhet me e fuqishme.
“Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë”.
Luftë, vrasje, tensione dhe katastrofa, ngjarjet që tronditë...
Superkupa e Italisë: Sot dhe nesër zhvillohen gjysmëfinalet,...
Vdes Anton Berisha, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme
Pas reagimit publik, von der Leyen fshin videon me Kosovën p...
Haradinaj: Sfida më e madhe e 2025-së për Kosovën është larg...
Kurti – Rama dhe letra e tij e “famshme”