Arritja e marrëveshjes së fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, ndryshe po vlerësohet edhe si njohje indirekte e Serbisë ndaj Kosovës.
Kjo është një shenjë pozitive, që premton se mund të ndodhë edhe një njohje reciproke në një të ardhme, thotë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava për arbresh.info.
Marrëveshjen e fundit në mes këtyre dy shteteve, Tërnava e sheh si një lehtësim mjaft të madh, sidomos për ata njerëz që udhëtojnë.
“Meqenëse nga këto bisedime u arrit reciprociteti i dokumentacionit të udhëtimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që me këtë u arrit edhe një lehtësim popujve të këtyre dy shteteve, dhe një thjeshtësim tani i atyre që udhëtojnë në shtetet Serbi dhe Kosovë, sepse tani secili qytetar që udhëton në njërin nga këto shtete është i obliguar t’i tregoj dokumentin zyrtar të shtetit të tij, që është letërnjoftimi apo pasaporta”, tha ai.
Ai gjithashtu beson se shumë shpejt do të ndodh njësoj edhe me tabelat e regjistrimit të veturave.
“Nëse arrihet edhe ky vendim i tabelave, tani mund të themi se njohja reciproke veç është duke ndodhur, kurse në ndërmjetësimet e ardhshme që i udhëheqin gjithnjë ndërkombëtaret, të gjitha gjasat na bëjnë të besojmë deri te njohja reciproke zyrtare”, theksoi ai.
Në rast se ndodh kjo, Tërnava shton se kjo gjë është në të mirë të dyja shteteve, pasi si Kosovës dhe Serbisë do i hapeshin rrugët drejt BE-së.
“Kjo gjë është në dobi të dy shteteve Serbi-Kosovë dhe këto dy shtete duhen të avancohen dhe të shpejtohet rruga e tyre drejt BE-së, për të qenë si shtete dhe zhvillimi i këtyre dy shteteve në të mirë të qytetarëve të këtyre shteteve do të ndodhë”, shton ai për arbresh.info.
Këtë situatë ai e lidh me luftën që po zhvillohet në mes Ukrainës dhe Rusisë, e pasi Kosova është renditur nga ato shtete përkrahëse të Ukrainës për dallim nga Serbia, e kjo gjë shtetit serb do t’i sjellë dëme të mëdha.
“Duke u bazuar në këto rrethana tani është edhe momenti që ndërkombëtarët të bëjnë presion mbi Serbinë, për të ardhur deri te njohjet reciproke në kufijtë ekzistues pa shkëmbim territoresh dhe në kufijë të ish kushtetutës së vitit 1974”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Serbia e kishte paditur Kosovën në vitin 2008 tek Gjyqi Kombëtar i Drejtësisë, por i njëjti gjyq e kishte konfirmuar të drejtën e kësaj pavarësie. /Kujtesë Berisha /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...