Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, 31 zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna për shkak të përfshirjes së tyre në vepra të ndryshme penale dhe shkelje të rënda disiplinore.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, nga janari e deri në maj të këtij viti, janë suspenduar 31 zyrtarë policorë.
“Gjatë këtij viti (janar-maj) sipas të dhënave janë suspenduar 31 personel policor, 11 prej tyre ju është ndërprerë suspendimi”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës për arbresh.info nuk ka dhënë detaje konkrete për veprat në të cilat janë përfshirë këta zyrtarë policorë.
Zyrtarë për media të policisë, i kanë thënë arbresh.info se suspendimi i këtyre 31 zyrtarëve ka ardhur si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve që kanë qenë në kundërshtim me Ligjin e Policisë dhe aktet e tjera nënligjore të cilat konsiderohen shkelje të rënda disiplinore.
“Arsyet e suspendimit janë për shkak se veprimet apo mosveprimet e tyre kanë qenë në kundërshtim, në veçanti me Ligjin e Policisë dhe aktet tjera nënligjore për të cila konsiderohen shkeljet të rënda disiplinore”, bën të ditur policia.
Islami: Numri i policëve të korruptuar është shumë ma i lartë sesa ky që është në statistika
Për njohësin e çështjeve të sigurisë, Avni Islami numri prej 31 zyrtarëve të suspenduar nuk është real.
Ai pretendon se numri i zyrtarëve të përfshirë në vepra të jashtëligjshme, apo që janë nën llupën e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) është më i madh.
“Ky numër prej 31 policëve qoftë të suspenduar apo nën llupën e Inspektoratit Policor, besoj që nuk është numër real, i cili është dashtë që të hetohet. Numri i policëve të korruptuar është shumë ma i lartë sesa ky që është në statistika, d.m.th nga janari e deri në maj”, ka thënë Islami.
Ai, thotë se fakti që të gjitha statistikat tregojnë se Kosova është ndër vendet më të korruptuara dhe se kjo do të ishte e pamundur të bëhet pa bashkëpunim me individë të caktuar në strukturat e Policës së Kosovë, tregon se numri prej 31 të suspenduarve s’është i saktë.
“Secila statistike po na nxjerrë si një ndër vendet më të korruptuara, është e pamundur që kjo të bëhet pa bashkëpunim më individë të caktuar në strukturat e Policisë së Kosovës”, u shpreh Islami.
Sipas tij, është e pamundur që krimi i organizuar e korrupsioni, ta shtrijë aktivitetin e vet pa pasur ndonjë bashkëpunim me zyrtar brenda strukturave të shtetit, qoftë ajo në mënyre direkte apo indirekte.
“Kosova konsiderohet si një ndër vendet ma të korruptuara në rajon dhe më gjerë, është e pamundur që krimi i organizuar, korrupsioni të mos funksionon dhe ta shtrij aktivitetin e vet, të mos ketë njerëz apo zyrtar brenda strukturave të shtetit në mënyrë direkte ose indirekte qoftë ti mbrojë apo ti ndihmojë organizatat e ndryshme kriminale”.
Islami ka kritika edhe për Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK).
Ai konsideron se pavarësisht që IPK kryen punën e vetë, atij i mungon një mekanizëm i kontrollit të brendshëm që do të ndiqte çdo polic që bën shkelje.
“Mendoj që Inspektorati e kryen punën e vet, mirëpo Policisë së Kosovës i mungon një mekanizëm i kontrollit të brendshëm, mekanizëm ky që do ta ndiqte çdo polic i cili bën shkelje, sepse Inspektorati Policor i Kosovës vepron dhe reagon vetëm atëherë kur ka baza të mjaftueshme”.
Tutje, analisti thotë se duhet të ketë kontrolle dhe përcjellje më të madhe, jo vetëm zyrtarët policorë, por edhe ata të Doganës dhe institucionet tjera të Kosovës.
Megjithatë, Islami e pranon që sipas statistikave të organizatave të ndryshme jo qeveritare, Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në vend deri tani .
“Pavarësisht se Policia e Kosovës ka një numër me raste të evidentuara në bazë të hetimeve të Inspektoratit Policor, ende mendoj që Policia e Kosovës gëzon kredibilitet dhe besim tek qytetarët e Kosovës. Mirëpo po të bëhej një punë më e mirë brenda dhe një kontroll të brendshëm, ende do të rritej besimi në Policinë e Kosovës dhe do të ishte mirë që të ndiqeshin të gjithë ata që kanë bashkëpunim me krim të organizuar”, ka thënë ai.
Shala: Duke llogaritur numrin e madh të policëve, kjo shifër nuk është e madhe
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala.
Ai, konsideron se numri prej 31 zyrtarëve policor që kanë rënë ndesh me ligjin në pesë muajt e parë të këtij viti, nuk është i lartë.
“Në lidhje me përformancen e pjesës se parë të vitit 2020 nga ana e Policisë se Kosovës dhe një numër prej 31 zyrtareve të suspenduar nuk është numër i madh. Nëse i referohemi statistikave të vitit 2019, PK-ja ka pasur 1156 operacione dhe 1684 bastisje dhe nëse bazohem në këtë punë të madhe që ka zhvilluar mekanizmi i sigurisë përgjatë vitit paraprak dhe ka dal një numër prej 31 zyrtarëve të cilët janë suspenduar sepse ndaj tyre ka pretendime për kryerje të veprave penale, apo shkelje disiplinore kjo është në masën e kufizimit të lejueshëm”, ka thënë Shala.
Sipas tij, nuk është numër i madh shifra prej 31 pjesëtarëve policorë që kanë rënë ndesh me ligjin, duke llogaritur numrin total të zyrtarëve policor që arrin në 8301 pjesëtarë dhe që konsiderohet edhe si organizata më e madhe në Kosovë.
“Sepse në shifrën me 8301 zyrtar policor në kuadër të PK-së, e cila konsiderohet edhe si organizata me e madhe që ka Kosova dhe që në kuadër të saj është një numër total 9314 ( llogarit edhe stafin civil) mund të ketë persona të cilën mund të bijën ndesh me rregulloren e brendshme dhe ligjit të policisë dhe kodit të Kosovës”.’ ka thënë Shala
Ai vlerëson se policia qëndron mirë në raport me rajonin në nivel të suspendimeve të zyrtarëve policor.
“Pra mund të themi që PK-ja si organ kompleks qëndron në raport me rajonin në nivel të suspendimeve”, është shprehur ai.
Ndryshe, rasti i fundit i suspendimit nga puna ishte ai i një zyrtareje policore nga Gjakova, e cila u suspendua pasi që kishe postuar një video në rrjetin social “Tik-Tok” , ku edhe kishte bërë disa gjeste të pahijshme.
Ajo shihet në video duke kënduar këngën “Dior”, që janë në kundërshtim me etikën e sjelljes nga personeli policor.
Njëjtë si kolegia e tij, ditë më parë e pësoi edhe polici nga Drenasi, pasi në rrjetin social Facebook kishte postuar një barsoletë, e cila u konsiderua fyese.
“A dini qysh mundet Kosova mu bo kopsht zoologjik për një kohë të shkurtër, veç e rrethekon Drenicën n’tela”, ishte komenti që dërgoi zyrtarin policor në suspendim nga puna./ArditëShkodra/arbresh.info/
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...