Lëvizja Vetëvendosje shtyu protestën e pesë majit, por një protestë e tillë, nga thirrjet politike nuk do të duhej të mbahej sipas ekspertëve të sigurisë, dhe se është “jashtë çdo logjike të mbahet në kohë pandemie”.
“Masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë”, bëri të ditur Sekretarja Organizative e Vetëvendosjes, Vlora Haxhimehmedi.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, tha se Policia e Kosovës si në të kaluarën edhe tani ka kapacitetet e saja në përmbushjen objektiva strategjike.
“Protestat e paralajmëruara nga subjekti politik VV, vlerësoj që Policia ka të hartuar planin operative edhe për protestat me numër më të madh të pjesëmarrjen e qytetareve”, ka thënë Shala.
Njëkohësisht, Shala deklaroi se Kosova është e gatshme të siguroj vendin si nga faktori i jashtëm dhe ai i brendshëm.
“Sa i përket cenimit të sigurisë se vendit çoftë nga faktori i brendshëm apo i jashtëm mendoj që institucionet e sigurisë vendore janë të gatshëm që në harmoni me legjislacionin në fuqi të ofrojnë sigurinë e vendit me kapacitetet që i kanë në dispozicion. Ndërsa për cenimin e integritetit territorial Kosova ka FSK-në dhe KFOR-in të cilët mund t’i qasen çfarëdo kërcënimi që mund t’i vij Kosovës”, ka thënë njohësi i sigurisë, Drizan Shala.
Ndërkaq, Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, për arbresh.info, ka deklaruar se gjuha politike e ditëve të fundit janë një sinjal i frikshëm për sigurinë në Republikën e Kosovës.
“Çdo organizim i protestave eventuale të dhunshme në territoret ku shumica e banorëve janë shqiptarë, rrjedhimisht do të krijojë alibi te Serbia, për ndonjë kërkesë të tyre që t’i ofrohet siguri serbeve në Kosovë, nën pretekstin se situata është jashtë kontrollit dhe se cak i sulmeve mund të jenë serbët që jetojnë në Kosovë, dhe kështu të kërkohet që shteti serb t’i ofroj siguri serbeve në Kosovë. Secila palë qofshin organizatorët e protestave, apo qofshin policia e Kosovës duhet të kenë parasysh të gjitha zhvillimet eventuale apo përshkallëzimit të atyre protestave. Ne kemi dekonspiruar, po ashtu edhe është publikuar një plan operativ i BIA-s, serbe për ndarjen e veriut të Mitrovicës, ku Qeveria serbe po teton të shfrytëzoj rastin ku Kosova është duke u përballur me pandeminë Covid 19”, ka thënë Elezi.
Sa i përket kapaciteteve të Policisë së Kosovës si dhe institucioneve tjera të sigurisë, Elezi beson se Kosova ka kapacitetet e nevojshme që të mbaj nën kontroll situatën me protesta, por sa i përket përshkallëzimit eventual të mëtutjeshëm, duhet bashkëpunuar ngushtë me KFOR-in, si dhe institucionet tjera ndërkombëtare të sigurisë.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se në rastin e Kosovës, është jashtë çdo logjike që në kohë pandemie të bëhen thirrje për të protestuar.
“E kur kësaj i shtohet fakti që protestat të organizohen nga apo përkrahen nga partia në pushtet e hup kuptimin e protestës. Të gjitha partitë politike në Kosovë si dhe institucionet duhet të mësohen të respektojnë dhe zbatojnë vendimet e institucioneve të pavarura, edhe me kushtin dhe të drejtën e tyre për të kontestuar kredibilitetin dhe integritetin e institucioneve në raport me pavarësinë dhe paanshmëri në e tyre”, ka deklaruar Miftaraj.
Ai në fund ka theksuar se, në këtë kohë pandemie të gjithë duhet pasur kujdes në ndërmarrjen e çfarëdo veprimi që mund të cenoj shëndetin publik dhe që mund të dëmtojë demokracinë, dhe jetën e qytetarëve./E.Ballazhi/arbresh.info/
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër