Njohësit e shëndetësisë, thonë se masat e vëna, nuk e dhanë rezultatin e dëshiruar.
Të premten, bëhen dy javë që kur u kanë hyrë në fuqi masat e reja anti Covid.
Por, nga ajo kohë, çdo ditë në Kosovë janë shënuar shifra alarmante të të prekurve në Kosovë.
Të mërkurën, IKSHPK bëri të ditur, se edhe 704 persona rezultuan pozitiv me virusin korona.
Ndërsa, edhe 9 persona, humben betejën me Covid-19.
Por, sipas anëtarit të Komisionit për Shëndetësi, Fitim Uka, masat aktuale në dy javorin e fundit, nuk sollën shumë ndryshime.
Sipas Ukës, shqetësues mbetet akoma numri i vogël i të testuarve dhe mos testimi i kontakteve të personave të infektuar.
E se masat e fundit nuk e patën efektin e dëshiruar, e thotë edhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija.
Madje sipas tij, në javët e para të nëntorit, në nivel vendi për 100 mijë banor, kishte 234 raste, ndërsa në Prishtinë, 892.
Por këto shifra, sipas Vitijes, shënuan rritje pikërisht brenda këtyre dy jave.Në lidhje me ndryshimin e masave në vend, T7 ka pyetur edhe në qeverinë e Kosovës, por që gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend, ka rritur në mbi 13 mijë, ndërsa deri më tani u regjistruan edhe 948 raste të vdekjeve.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...