Numri i vogël i votueseve nga diaspora që kanë aplikuar për zgjedhjet lokale, pritet që ta dëmtojë më së shumit Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet parlamentare ka marrë 55 mijë vota nga diaspora.
Për zgjedhjet lokale kanë aplikuar 15 mijë votues me postë nga diaspora, numër ky që sipas njohësve të proceseve zgjedhore, do të ketë atakojë më së shumti subjektin që aktualisht është në krye të shtetit.
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, për arbresh.info, ka thënë se votat nga diaspora në zgjedhjet lokale ka qenë përcaktuese në disa komuna.
“Në zgjedhjet parlamentare ka qenë pikërisht ky numër i votuesve që i ka mundësuar LVV-së , që të arrij të tejkaloj më shumë se 50%, të votave pas zhvillimeve që ndodhen me partitë e tjera, e për këtë në zgjedhjet pra të vitit 2017, votat e diasporës kanë qenë përcaktuese në disa komuna se kush do të jenë kryetarë, e në veçanti mund ta marrim shembull komunën e Prishtinës, ku diferenca ka qenë 800 vota ndërsa numri i votave jashtë vendit ka qenë dy tre fish më i madh. Pra votat jashtë vendit shpesh dinë të jenë përcaktuese, sidomos në nivel lokal kur diferencat janë më të vogla. Andaj ky mos interesim për të votuar në këto zgjedhje nga diaspora do të përkthehet edhe në vota që do të arrijnë ti sigurojnë kandidatët, e subjekti më i atakuar do të jetë LVV-je”, tha Cakolli.
Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, për arbresh.info ka thënë se votat me postë nga jashtë ishin ato që përcaktuan fitoren e LVV-je, e që një gjë e tillë po shihet të jetë diskutabile në zgjedhjet lokale.
“Qysh në fillim LVV-je do të ketë më pak vota të paktën pritet, se sa në zgjedhjet e kaluara, për shkak se janë prej diasporës në zgjedhjet e kaluara kanë votuar 55 mijë persona për LVV-në, kurse tani vetëm 15 mijë kanë aplikuar për regjistrim jashtë vendit, jo të gjithë do të arrijnë të votojnë, jo të gjitha votat do të jenë për LVV-je, kështu që në start ky subjekt politik duke e marr numrin e përgjithshëm mund ti ketë 50 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara, shto këto që në disa komuna kanë kandidatë të dobët dhe kjo nuk do të reflektohet vota e cila ka qenë për Kuvendin e Kosovës dhe për zgjedhjet parlamentare”, tha Krasniqi.
Për zgjedhjet lokale ka pasur interesim të vogël nga diaspora në krahasim me ato nacionale.
Sipas Cakollit ekzistojnë variante të ndryshme sa i përket çështjes së zvogëlimit të interesimit të votuesve me postë.
Zgjedhjet parlamentare sipas Cakollit zgjojnë interes më të madh se ato lokalet.
“Zgjedhjet parlamentare, zgjojnë më shumë interes për qytetarët që jetojnë jashtë se sa zgjedhjet e nivelit lokalë duke qenë se kryesisht në zgjedhjet e nivelit lokal trajtohen çështje për të cilat qytetarët që jetojnë jashtë nuk është se i prek drejtpërdrejtë”, deklaroi Cakolli.
Në anën tjetër mobilizimi i LVV-je në këto zgjedhje nuk është përqendruar në votat me post.
“Në anën tjetër faktor tjetër është se në këtë zgjedhje nuk ka pasur le të themi në diskursin publik një imponim të çështjes së votimit jashtë vendit, siç ka pasur në rastin e zgjedhjeve parlamentare, kjo për shkak se LVV-je duke qenë se ka fituar mbi 50%, të votave, konsiderojë që si synim parësor ka pasur që të ketë mobilizim masiv të votuesve jashtë vendit sidomos për zgjedhjet qendrore, krahasuar me ato lokale ku për shkak të ndarjes në zona zgjedhore e të tjera, përgjithësisht numëri është më i vogël se sa në ato parlamentare”, tha Cakolli.
E sipas Cakollit pjesë tjetër që mund të ketë ndikuar më shumë është edhe se ka qenë koha e pushimeve dhe se për të aplikuar, kërkohet prania fizike.
“Element tjetër i rëndësishëm është edhe fakti se gjatë periudhës sa ka qenë hapur procedura për tu regjistruar si votues jashtë vendit një pjesë shumë e madhe e qytetarëve kanë qenë në Kosovë, duke ua pamundësuar kështu proceduralisht që të regjistrohen si votues jashtë vendit, duke qenë që është dashur të kenë një seri të dokumenteve të cilat kërkohen të dorëzohen, e ku shpesh herë kërkohet edhe prania fizike nga vendi ku aplikohet, pasi që nga KQZ, kërkohet që duhet të ketë një post nga vendi ku dorëzohet” deklaroi Cakolli.
Kujtojmë që për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor janë regjistruar 15 mijë votues me të drejtë vote/S.D/arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele