Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në një fazë vendimtare veçanërisht pas përfshirjes direkte të Amerikës.
Njohësit e çështjeve politike thonë se Kosova nuk guxon ta anashkalojë rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces, edhe pse SHBA qartazi dëshirojnë t’i japin epilogun këtij procesi.
“Tashmë është caktuar zyrtarisht se pala shqiptare dhe serbe do të takon në Uashington me 27 qershor. Unë mendoj se në atë takim do të vendosen kornizat se si do të duket ajo marrëveshje e më pas në takime tjera do të diskutohen detajet brenda asaj kornize. Nuk besoj se në atë takim do të ketë marrëveshje finale pasi nuk besoj që as Uashingtoni ka pretendime që me një takim të arrijë marrëveshje por me gjasë do të ketë përpjekje të vendosen kornizat kryesore të asaj marrëveshje”, deklaroi për RTV Dukagjinin Arton Demhasaj nga Organizata Çohu.
Edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thotë se roli i Bashkimit Evropian në dialog nuk duhet të nënvleftësohet, përcjell Telegrafi.
“Mund të themi se kemi një dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë raste vizita e Miroslav Lajçak është një shënjues se BE-ja dëshiron të riaktualizohet në dialogun Kosovë-Serbi. Vizita e Lajçkut nuk duhet nënvleftësuar pasi përfaqëson 27 vende. Çdo nënvleftësim i vizitës së tij i bën dëm Kosovës në raportet ndërkombëtare”, deklaroi Arbër Fetahu nga GLPS.
Ndërkohë Brukseli thotë se e ardhmja evropiane e vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të përkrahur nga Bashkimi Rvropian.
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...