Fushata dhe procesi zgjedhor i vitit 2019 sipas analistëve politik është më garues, por edhe premtimet e kandidatëve dhe subjekteve politike, janë më të arritshme.
Fushata elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, po vlerësohet si më ndryshe nga njohës të zhvillimeve politike në vend. Analisti Shkodran Ramadani tha se gjatë kësaj fushate, partitë janë kursyer me premtimet, duke fol për caqe më të arritshme.
“Fushatën e këtyre zgjedhjeve parlamentare e dallojnë disa karakteristike. E para është se partitë politike e kanë kuptuar që premtimet e mëdha dhe joreale nuk i kontribuojnë mirë demokracisë në Kosovë. E dyta është se qytetarët janë shumë konfuz dhe nuk e kanë të lehtë të zgjedhin një parti e cila mund të bëjë ndryshim. Dallim tjetër është se fushata e këtij viti ka qenë shumë e qetë dhe ka pasur akuza shumë të vogla”, tha Shkodran Ramadani.
Njohësi i çështjeve politike Rasim Alija tha se këtë vit dallohet që subjektet politike kanë punuar më shumë me programet të tyre
“Në këto zgjedhje për dallim nga të tjerat, ka një ofertë për qytetarët nga subjektet politike. Mbi të gjitha këto zgjedhje duken shumë më garuese sepse subjektet tashmë janë ndarë në blloqe të caktuara”, tha Rasim Alija.
Megjithatë, Besnik Vasolli mendon se ka më shumë kuantitet se sa kualitet.
“Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, programet e subjekteve politike janë më kuantitative por mungon cilësia. Kjo tregon se ndoshta zgjedhjet i kanë zënë pak të papërgatitur, por kjo nuk i arsyeton”, tha Besnik Vasolli.
Rol të veçantë në shpalosjen e programeve, analistët thonë se kanë pasur edhe mediet. /Telegrafii/
Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 pandehurv...
Derbi mes Prishtinës dhe Dritës/ Publikohen formacionet star...
Nga Ukraina, te raportet me Kinën e Mbretërinë e Bashkuar dh...
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës: Largimi i Atilla Kardesh...
Ndalohet importi i shpendëve/ Gripi, bllokim shpendëve, mish...
“Ta kesh parasysh, është nënë e dy fëmijëve”, mesazhi i kodu...