Në listat e kandidatëve për deputetë nga subjekte të ndryshme politike, ka edhe persona që kanë probleme me ligjin. Njohësit e çështjeve juridike thonë se një dukuri e tillë po përsëritet në të gjitha zgjedhjet.
Partitë politike në Kosovë edhe në këto zgjedhje kanë përfshirë në listat e tyre persona që kanë probleme me ligjin.
Miftaraj ka treguar edhe statistika të subjekteve politike që kanë kandidatë të akuzuar për vepra penale korruptive.
“Në këtë drejtim prin AAK me katër kandidatë që janë të akuzuar për vepra penale korruptive, të pasur nga PDK me tre persona të akuzuar për vepra panele korruptive, LVV-2, Lista Serbe – 2 dhe LDK me një person të akuzuar për vepra penale korruptive”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.
Miftaraj thotë se partive politike në Kosovë nuk iu pengojnë personat me vepra penale korruptive derisa ata sjellin vota për partinë.
“Shumë më shumë është me rëndësi për partitë që këta persona po sjellin vota e pak rëndësi po ka integriteti i institucionit të Kuvendit të Kosovës, integritetit të partive politike dhe mesazhit që përçojnë te populli se sa janë të gatshme këto parti në të ardhmen ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, tha Miftaraj.
Anton Nrecaj nga Instituti Clard thotë se kjo kulturë e subjekteve politike duhet të ndryshojë dhe këto parti duhet ta dëshmojnë se janë të gatshëm të punojnë për shtet ligjor.
“Të gjitha subjektet politike në Kosovë vazhdojnë të injorojnë respektimin e vendimeve të gjykatës dhe vazhdojnë ta ushtrojnë praktikës së hershme që në listë të fusin persona që janë në procese gjyqësore, pavarësisht se çdo person konsiderohet i pafajshëm deri në një aktgjykim të formës së prerë”, deklaroi Nrecaj.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se brenda pesë ditëve KQZ duhet ta bëjë verifikimin e kandidatëve që kanë garuar në zgjedhje.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj