Njohësi i çështjeve të emergjencave: Të plotësohen kërkesat e zjarrfikësve, nuk guxojmë të rrezikojmë këtë Institucion të rëndësishëm

15:45 | 10 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka paralajmëruar grevë që ka nga janari i 2020-es pasi sipas tyre me mos kalim të ligjit për paga do të mbesin pa buxhet.

E për këtë ka reaguar Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

Tahiri përmes një postimi në facebook ka shkruar se Qeveria  e re duhet të vazhdoj punën e çështjeve juridike për shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit, shkruan arbresh.info.

“Qeveria e re, posa të krijohet, urgjentisht duhet që të vazhdoj punën me rregullimin juridik të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit, aty ku ka mbetë. Pra, që zjarrfikësit të kalojnë komplet me detyra dhe përgjegjësi në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe atë si forcë nacionale, e gatshme të intervenojë për të ofruar siguri kudo që ka nevojë”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se nuk duhet rrezikuar Institucioni i rëndësishëm i sigurisë.

“Institucionet e Kosovës duhet që të qartësojnë shpejt dhe saktë zgjidhjen e kërkesave të zjarrfikësve shpëtues. Lirisht mundë të themi se që nga pas lufta e deri me tash, të gjitha qeveritë, pa dallim, kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë. Nuk guxojmë të rrezikojmë me këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë. As nuk duhet të detyrohen zjarrfikësit të hynë në grevë”, ka përfunduar ai./arbresh.info.

Lexo edhe: Zjarrfikësit nga 1 janari mbesin pa buxhet, paralajmërojnë protesta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme