Rreziku nga ortekët nuk duhet të nënvlerësohet. Kështu thotë njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti.
Sipas tij, ortekët mund të parashikohen me paralajmërimin e ndryshimeve klimatike në zona të caktuara, por rreziku asnjëherë nuk është i evitueshëm.
Ai ka rikujtuar se sot janë bërë shtatë vjet që kur orteku i borës në Restelicë la të vdekur dhjetë anëtarë të familjes Reka, në rajonin e Gorës.
“Është potencuar disa herë se Kosova nuk bën pjesë në zona të rrezikshmërisë së ortekëve, mirëpo praktikat po e dëshmojnë të kundërtën dhe deri me tani kemi disa raste me fatalitet nga ortekët, andaj përveç tri rreziqeve natyrore nga të cilat kryesisht rrezikohet Kosova, tërmeteve, vërshimeve dhe zjarreve pyjore, as ortekët nuk duhet të nënvlerësohen”, është shprehur Ahmeti.
Institucionet përgjegjëse në Kosovë, sipas tij, duhet që në vendet potencialisht të rrezikuara nga ortekët të investojnë më tepër në parandalimin e tyre, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve të vendit.
“Si shembull i mirë duhet të ceket intervenimi i paradokohshëm i Ushtrisë së Kosovës, duke bërë shpërthimet e kontrolluara të ortekëve të rrezikshëm në rajonin e Brezovicës. Gjithashtu si masë preventive, duhet të vendosen shenja paralajmëruese në të gjitha zonat ku rrezikshmëria nga ortekët është më e lartë”, ka thënë ai./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...