Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në një takim me aktivistë të këtij subjekti politik në komunën e Istogut.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj njoftoi se me këtë rats ka takuar edhe aktivistë të AAK-së nga diaspora të cilët ndodhën për pushime në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai njoftoi edhe për kandidaturën e Ukë Blakës për kryetar të Istogut.
“Iu bashkova sot në Istog, deputetit Bekë Berisha dhe kryetarit të Aleancës për Gjermani, Ukë Blaka në takim me aktivistë të Aleancës në këtë qytet. Gjithashtu, një rast i mirë të takoj aktivistë të Aleancës nga diaspora të cilët janë me pushime në atdhe. Njerëz me vlera e të zotë, me suksese të dukshme në shumë fusha. Me kënaqësi e urova z. Ukë Blaka për shpalljen e kandidaturës për kryetar të Istogut”, ka thënë Haradinaj.
Ndër të tjera, kreu i AAK-së shtoi se me punë të përbashkët Istogut dhe gjithë Kosovës do ti kthehet perspektiva.
“Jam i bindur që puna e përbashkët e gjithë aktivistëve dhe strukturave të Aleancës, do të rezultojë pozitivisht, që Istogut dhe gjithë Kosovës t’i kthehet perspektiva për zhvillim dhe për arritje të reja”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend