Njoftimi i fundit për terminët për viza pune nga Ambasada e Gjermanisë

15:37 | 30 Gusht 2021
V. S.

Ambasada e Gjermanisë pas një pauzë gati dy vjeçare ka nis të lëshoj sërish viza pune për një numër të shteteve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Tash e dy muaj, në fillim të çdo muaji hapet sistemi ku disa prej të interesuarve arrijnë të caktojnë terminë.

Ambasada  e Gjermanisë njofton se për terminët që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme.

“Prandaj lista e pritjes për terminë për muajin shtator është e mbyllur. Lista e pritjes për Tetorin do të hapet në javën e dytë të Shtatorit”, thuhet në njoftimin e ambasadës të postuar në faqen zyrtare të kësaj ambasade./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme