Google ADS

Njoftim zyrtar nga KEDS-i lidhur me shpërthimin

14:17 | 25 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV.

Si pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS-it është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë.

Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune.

Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë Qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit. Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme