Google ADS

Njoftim me rëndësi nga Byroja Kosovare e Sigurimit

16:32 | 13 Maj 2022
L G

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton të gjithë qytetarët e Kosovës së nga viti i kaluar, pas marrëveshjes së nënshkruar nga Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe Byroja e Sigurimit e Malit të Zi, hyrja në territorin e Republikës së Malit të Zi, si dhe hyrja në Kosovë nga ky shtet behët vetëm me TPL Plus, respektivisht karton të Gjelbër, pa paguar asnjë euro shtesë.

Nëqoftëse qytetarët e Kosovës gjatë hyrjes në territorin e Malit të Zi nuk e posedojnë policën TPL Plus, atëherë ata duhet të paguajnë sigurimin kufitar. I njëjti princip vlen edhe për qytetaret e Malit të Zi, të cilët në mungesë së kartonit të Gjelbër duhet të paguajnë policën kufitare.

Polica TPL Plus merret në kompaninë ku keni sigurimin e automjetit dhe e njëjta vlen për hyrje në Republikën e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

 

Të ngjashme