Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës konstituive

08:16 | 22 Mars 2021
arbresh.info

Gjatë kohëzgjatjes së seancës konsituive, pas rreth një viti ndalese për shkak të pandemisë Covid19, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për medie të Kuvendit.

Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

  • Ueb faqes së Kuvendit,
  • Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
  • RTK-së, si medium publik.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme