Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Drejtësisë për kandidatët që kanë aplikuar për Provimin e Jurisprudencës

22:17 | 13 Maj 2022
L G

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për Provimin e Jurisprudencës për mbajtjen e provimit.

Sipas njoftimit Provimi i Jurisprudencës është caktuar të mbahet në fund të këtij muaji, shkruan arbresh.info.

“Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për dhënien e Provimit të Jurisprudencës në afatin e majit 2022, se provimi me shkrim do të mbahet me datat si në vijim:Lënda: E Drejta Civile, do të mbahet më 28 maj 2022 (e shtune) me fillim në ora 10:30. Provimi do të zgjas 5 (pesë) orë. Lënda: E Drejta Penale, do të mbahet më 29 maj 2022 (e diel) me fillim në ora 09:00. Provimi do të zgjas 5 (pesë) orë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu MD ka bërë të ditur edhe datën e pagesës për kandidatët që do t’i nënshtrohen këtij provimi. /arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM
PËR KOHËN E MBAJTJES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ME SHKRIM DHE TË PAGESËS SË PROVIMIT
Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për dhënien e Provimit të Jurisprudencës në afatin e majit 2022, se provimi me shkrim do të mbahet me datat si në vijim:
Lënda: E Drejta Civile, do të mbahet më 28 maj 2022 (e shtune) me fillim në ora 10:30. Provimi do të zgjas 5 (pesë) orë.
Lënda: E Drejta Penale, do të mbahet më 29 maj 2022 (e diel) me fillim në ora 09:00. Provimi do të zgjas 5 (pesë) orë.
Nga data 24 deri 25 maj 2022 është i hapur afati për ta bërë pagesën për kandidatët që do të hynë në Provim dhe Ri-provim. Fletëpagesa merret në Ministrinë e Drejtësisë, ish objekti Rilindja.
Do të konsiderohet se është bërë pagesa vetëm atëherë kur kandidati sjellë fletëpagesën e vërtetuar nga Banka. Në emër të kandidatit fletëpagesën mund ta merr, paguan dhe ta sjellë të vërtetuar nga Banka edhe dikush tjeter.
Kandidatit i lejohet që në sallën ku do të mbahet Provimi i Jurisprudencës me shkrim, me vete të ketë vetëm Legjislacionin përkatës në fuqi dhe lapsin kimik me ngjyrë të kaltër.
Vendi i mbajtjes së Provimit të Jurisprudencës:
Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Të ngjashme