Google ADS

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Paris

10:30 | 11 Maj 2021
A Z

Ambasada e Kosovës në Paris i ka njoftuar qytetarët se nga sot do të hapen shërbimet konsullore për publikun.

Kjo pas mbylljes si pasojë e pandemisë Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris njofton se shërbimet konsullore do të rihapen për publikun nga dita e martë, më 11.05.2021. Kjo ambasadë fton që t’i kontaktoni përmes telefonit zyrtar +33 (0) 1 45 00 02 06 për marrjen e takimeve çdo ditë pune nga ora 14:00 deri në orën 16:00.
Po ashtu, luten që për shkak të situatës aktuale sanitare në lokalet e ambasadës të paraqiten vetëm personat që do të marrin shërbime. Përjashtim nga ky rregull bëjnë rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm.

Të ngjashme