Për herë të parë në Kosovë në Klinikën Otorinolaringologjisë(ORL), është kryer një operacion i rrallë, dhe intervenimi është kryer nga doktori, Arsim Thaqi.
Specialisti i Otorinolaringologjisë, Arsim Thaqi, në një intervistë për Arbresh.info tregoi më shumë rreth punës vullnetare në QKUK, dhe se cili është mesazhi i tij për mjekët kosovarë që ikin nga Kosova.
Thaqi tregon se deri më tani ka kryer gjithsej 12 operacione.
“Vitin e kaluar në maj edhe sivjet në gusht dhe tash vazhdojë me një kontratë nga SHSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë që të kontribuojë deri në fund të vitit për punë vullnetare për raste sfiduese që fatkeqësisht kolegët nuk kanë mundësi t’i menaxhojnë ato. Rastet kanë qenë gjithsej 12 pacientë”, tha ai.
I pyetur se a ka Kosova një sistem të mirë shëndetësor, ai thotë se sistemi shëndetësor është shumë i brishtë.
“Sistemi i shëndetësor në Kosovë është i brishtë, duke filluar nga ajo që nuk kemi sigurime shëndetësore dhe kjo është një barrë për pacientët tanë”, shprehet ai.
Se çfarë duhet të bëhet më shumë lidhur me këtë, sipas tij, duhet të krijohen më shumë qendra referente dhe jo të jetë vetëm QKUK-ja.
“Mendoj që duhet të arrijmë të krijojmë qendra referente, për sëmundje të ndryshme, ta kemi një qendër elitare për kardiologji, oftalmologji, orl dhe këto nuk duhet të gjitha të jenë nën ombrellën e QKUK-së”, theksoi Thaqi.
Siç edhe dihet ekziston një numër i madh i mjekëve kosovarë që ikin nga Kosova për në Gjermani, për kushte më të mira, sa i përket kësaj, specialisti i Otorinolaringologjisë, mendon se në Kosovë nuk ekziston akoma një edukim superior.
“Mendoj që ja vlen të kenë një edukim superior, ai edukim nuk mund të ofrohet aktualisht në Kosovë fatkeqësisht edhe është kultura e punës, të punojnë në punë ekipore”, shton ai.
Ndërsa, sa i përket operacioneve më të vështira dhe sa orë kanë zgjatur, Thaqi tregon se kanë qenë dy operacione që edhe e kanë bërë atë të ndjehet mirë edhe shpirtërisht.
Njëri ka zgjatur tri orë e pesë minuta, ndërsa tjetri shtatë orë.
Më 16 nëntor të këtij viti Thaqi në Klinikën e Otorinolaringologjisë(ORL), të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), ka kryer një ndërhyrje të rrallë kirurgjike në hundë, me metodën e re FESS (Kirurgjia Endoskopike e Sinusëve).
Ndërsa në njoftim theksohet se një operacion i tillë në institucionet jashtë vendi kushton rreth 15 mijë euro.
Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK), përmes një postimi në Facebook.
Bazuar në lejen e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Dr.Arsim Thaqi, do të kryej edhe disa operacione të tjera të komplikuara, me asistim edhe nga mjekët e Klinikës së ORL-së, për të cilët është mundësi e Edukimit Profesional. /Arbresh.info/Kujtesa Berisha/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...