Nxënësit e klasës së shtatë të shkollës fillore ‘’Faik Konica’’ në kryeqytet, orën e 5-të në planprogram e kanë gjeografinë.
Njësia mësimore të cilën ata po e zhvillojnë të premten, është shteti i Kosovës, në kuadër të mësimeve për shtetet e Gadishullit Ballkanik.
Madje, nxënësit kanë përgatitur paraprakisht këtë njësi, në të cilën Kosova quhet shtet i pavarur.
Mirëpo, në hartat e paraqitura në librin shkollor të Gjeografisë me të cilin mësojnë nxënësit e klasave të shtatë në tërë Kosovën, vendi paraqitet si pjesë e Serbisë.
Në këto harta nuk është paraqitur kufiri dhe emri i Kosovës.
Edhe nxënësit nuk arritën ta gjejnë Kosovën në hartat e botuara në librat e tyre të shkollës.
Prapa kamerës, edhe mësimdhënësja e lëndës pohoi se në disa raste ka gabime të tilla në të njëjtin libër.
E se ka një paraqitje të tillë në të cilat nuk figuron Kosova në këtë libër, e pranon edhe njëri nga autorët e librit, gjeografi Qerim Kastrati.
Kastrati në një përgjigje me shkrim për televizionin T7 ka thënë se gabimet në harta janë vetëm teknike.
“Gabimet eventuale teknike të hartave që janë paraqitur në tekstin Gjeografia 7, janë si pasojë e procesit të bartjes nga versioni kompjuterit në atë të shtypit. Gabimet janë në faqe 19. Harta e relievit të Evropës, tek e cila edhe nuk vërehen mirë kufijtë, faqe 27. Kudo që është paraqitur e folur për Republikën e Kosovës dhe tek harta e Evropës, kemi treguar seriozitetin tonë në aspektin profesional e didaktik”, ka thënë Qerim Kastrati, autor.
Ky botim i librit është në grupin e botimeve të reja. Të njëjtat, pas një viti prej botimit i nënshtrohen rishikimit.
Fatmir Bytyqi, anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Programeve të Teksteve Shkollore, ka thënë se pasi identifikohet ndonjë gabim në tekste shkollore, shtëpive botuese u kërkohet të ndryshojnë këto gabime.
Ankesa për gabimet të cilat janë në librat shkollorë në Kosovë, ka pasur vazhdimisht.
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...