Këtu Qerkezi kujton çdo detaj të ditës kur policia serbe ia mori familjen e saj. Ajo kujton se si një oficer serb urdhëroi burrin e saj Halimin dhe dy burra të tjerë të dilnin jashtë, e më pas u kthye dhe i mori djemtë e saj Artarin, Armandin, Ardianin dhe Edmundin.
“Shpirti im nuk do të ketë kurrë paqe”, tha Qerkezi, e cila ka ruajtur shtëpinë e zbrazët të familjes në përpjekje për t’u kapur pas kujtimit të bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, shkruan The telegraph.
“Komuniteti ndërkombëtar na bën thirrje që të shikojmë nga e ardhmja dhe të harrojmë të kaluarën. Por si mund të harroj pesë anëtarët e familjes sime që u vranë? I dërguam dokumente Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Duket sikur ata thjesht nuk u interesuan”, ka thënë Qerkezi.
Sipas The telegraph në dy dekada që nga përfundimi i luftës, ekipet e mjekësisë ligjore kanë zbuluar qindra trupa në varreza masive të shumta të pashënuara në Kosovë dhe Serbi. Në vitin 2005, eshtrat e Artan dhe Edmund Qerkezit u gjetën në vende të veçanta pranë qytetit të Prizrenit.
Dragan, emri i parë me të cilin Qerkezi njihte oficerin e policisë që udhëhoqi grupin që arrestoi familjen e saj, ishte një polic i njohur vendas. Pas luftës ai u largua nga Kosova, ndërkaq Qerkezi dyshon se ai është në Mal të Zi apo Serbi dhe po mbrohet nga autoritetet atje.
Rreth 13 mijë njerëz u vranë në luftën e viteve 1998-1999 midis forcave serbe të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përpara se konflikti të përfundonte me ndërhyrjen e NATO-s.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...