Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e ekspozitës të titulluar “Njëzet e pesë vjet të Republikës së Çekisë në NATO”, që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, për ta shënuar kështu 25-vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Çekisë në NATO.
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Çekisë në Kosovë, në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve dhe të korit diplomatik në vend.
Me synim të qartë dhe përkushtim të pa rezervë për rrugën euroatlantike, kryeministri Kurti e uroi ambasadorin çek në Kosovë, Bohumil Mazanek me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, dhe e falënderoi atë dhe shtetin e Çekisë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë.
Republika e Çekisë së bashku me Poloninë dhe Hungarinë, tri shtete të ish “Bllokut Lindor”, u bënë anëtare të NATO-s më 12 mars të vitit 1999./Arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para