Google ADS

Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e Afrim Bunjakut

07:09 | 24 Shtator 2024
E.H

Sot shënohet njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe rënia heroike e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sulmi terrorist i një viti më parë ndodhi nga një grup i armatosur serb i udhëhequr nga krimineli, Millan Radoiçiq, shkruan Arbresh.info.

Gjatë sulmit u vranë tre terrorist serb si dhe u arrestuan tre të tjerë.

Në kujtim të rënies heroike të Afrim Bunjakut, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot organizohen disa aktivitete.

Në ora 09:00, do të ketë vizita te familja e Heroit Afrim Bunjaku, në orën 09:30 do të bëhen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku dhe vendosen kurora me lule, si dhe do të bëhet përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.

Po ashtu në shënim të kësaj ditë nga ora 15:00, mbahet akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë.

Ndryshe, sulmin terrorist e kanë dënuar liderët botëror dhe bashkësia ndërkombëtare.

Po ashtu, javë më parë Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, të dyshuar për pjesëmarrje në sulm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme