Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës.
Nga ky sulm terrorist humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku duke u shëndrruar në heroin më të ri të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Në njëvjetorin e rënies, policia e ka përkujtuar heroin me anë të një video që flet për jetën dhe vepren e tij.
“Në orët e hershme të së dielës, më 24 shtator 2023, përfundoi misioni profesional e patriotik i rreshterit Afrim Bunjaku. Ai u vra në detyrë duke zbatuar ligjshmërinë e shtetit të pavarur”, thuhet në videon e publikuar./Arbresh.info/
Tre shenja që shkojnë mirë me Peshoren
Anketa: Harris mbështetje më të madhe se Trump mes votuesve ...
“Armatimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori ...
Real Madrid arkëton tri pikët e radhës në La Liga
Miftaraj: Aktakuza për Banjskën, më profesionalja në histori...
Lajçak dhe diplomatët amerikanë flasin për dialogun Kosovë-S...