Google ADS

Njëvjetori i rënies heroike, Sindikata e Policisë përkujton Afrim Bunjakun

08:56 | 24 Shtator 2024
K.B

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.

Në përkujtimin e Sindikatës thuhet se Afrim Bunjaku Bunjaku ra në mbrojtje të vendit ton Kosovës dhe sovranitetit të saj

“Në këtë përvjetor të parë të rënies heroike të rreshterit policor Afrim Bunjaku, Sindikata e Policisë së Kosovës kujton me nderim të thellë dhe respekt të pamasë sakrificën e tij sublime. Afrim Bunjaku ra në mbrojtje të vendit ton Kosovës dhe sovranitetit të saj, duke kryer detyrën me guxim dhe përkushtim të pashoq, në përballje me një sulm të organizuar nga bandat kriminale serbe në veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në përkujtimin e Sindikatës.

Postimi i plotë:

Përkujtim për Heroin Afrim Bunjaku në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës

Në këtë përvjetor të parë të rënies heroike të rreshterit policor Afrim Bunjaku, Sindikata e Policisë së Kosovës kujton me nderim të thellë dhe respekt të pamasë sakrificën e tij sublime. Afrim Bunjaku ra në mbrojtje të vendit ton Kosovës dhe sovranitetit të saj, duke kryer detyrën me guxim dhe përkushtim të pashoq, në përballje me një sulm të organizuar nga bandat kriminale serbe në veri të Republikës së Kosovës.

Ai u bë shembull i përhershëm i trimërisë dhe sakrificës për secilin prej nesh që mban uniformën e Policisë së Republikesë së Kosovës, duke dëshmuar se mbrojtja e paqes, sigurisë dhe integritetit të vendit ton është mbi gjithçka. Kujtimi për Afrim Bunjakun do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona, dhe ne jemi krenarë që një hero si ai ishte pjesë e radhëve të Policisë ton.

Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. Afrimi nuk është më mes nesh, por heroizmi i tij do të mbetet përjetësisht frymëzim për brezat që vijnë. Lavdi e përjetshme për heroin Afrim Bunjaku!

LEXO EDHE:

Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e Afrim Bunjakut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme