Njësiti FAST-ILECU arreston dy persona me urdhërarrest ndërkombëtar

17:23 | 6 Qershor 2024
E.G

Njësiti FAST-ILECU, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe angazhimeve policore në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në dy ditët e fundit, ka kryer dy arrestime në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare

Në rastin e parë, është arrestuar një shtetas polak i cili ishe kërkuar në bazë të letër -rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, sot është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar./Arbresh.info/

Të ngjashme