Njësia Speciale e Kosovës në bazën e tyre në “Belvedere”, në Lagjen “Bair” të Mitrovicës nuk po janë të qetë, kjo pasi në këtë vend janë të vendosur emigrantë nga shtete islamike të cilët po paraqesin problem për këta zyrtarë të policisë.
Burime brenda Policisë së Kosovës, për arbresh.info kanë thënë se ky është një kaos e problem i madh për ta, sepse ata po paraqesin problem, pra janë sirianë që e patën djegur xhaminë në Magure të Lipjanit.
“I kanë zhvendosur tek ne, janë këta sirianët që e kanë djegur xhaminë në Magure të Lipjanit, e këta i kanë shkatërruar edhe rrethojat e kësaj baze. Janë duke na shkaktuar problem, askush nuk po merret me ta, kemi paraqitur ankesë edhe në Polici edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, po askush nuk po na merr parasysh”, ka thënë ky burim.
Ndryshe, për ta parë nga afër situatën në këtë bazë të Njësisë Speciale “Belvedere”, në Bair, të Mitrovicës, ishte edhe portali arbresh.info, por që për shkaqe sigurie nuk u lejua të marrin pamje.
Bëjmë të ditur se kjo bazë e njësisë speciale ka edhe municion që do të mund të paraqiste kërcënim për sigurinë në Kosovë, sepse mund të arrijnë deri tek qasja e tyre.
Javën më parë në Magure të Lipjanit, ku edhe ndodhet Qendra e Azilkërkuesve është djegur xhamia.
Kurse ditë më vonë iu vu zjarri edhe objektit në Vranidoll ku strehohen refugjatë dhe emigrantë./arbresh.info/
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...