Ka hyrë në ditën e tretë bllokimi i rrugës që dërgon në Jarinjë, në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjendja në këtë pjesë vazhdon të jetë e qetë, mirëpo e bllokuar nga qytetarë serbë, të cilët janë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj targave të veturave që vijnë nga Serbia, shkruan arbresh.info.
Disa grupe të qytetarëve serbë po vazhdojnë që qëndrojnë në rrugën që dërgon drejt Jarinjës, e po ashtu edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, pakënaqësitë që dërguan në bllokimin e rrugës në Jarinjë nga ana e banorëve serbë, kanë ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që nga e hëna të mos lejohet hyrja e veturave më targa serbe nga Serbia për në Kosovë.
Ndërrimi i tabelave ka revoltuar serbët e Kosovës duke shkaktuar edhe bllokim të kësaj pike kufitare./arbresh.info/
Impakti global i zgjedhjeve në SHBA
Mbijetuesja e Masakrës së Tulsas, voton për Kamala Harris
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...