Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, përveç angazhimeve në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimit të sigurisë në trafik, krahas kësaj edhe në fushën e vetëdijesimit po vazhdon me ligjërata neper shkolla fillore me temën ‘Siguria në trafik .
Sipas njoftimit, ligjëratat po zhvillohen me nxënës të shkollave fillore me temën ‘Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor’ ku kryesisht po përfshihen nxënës të shkollave fillore.
“Këto ligjërata kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e rregullave primare të sigurisë në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, si dhe në lëmin e këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera do të jenë të vazhdueshme.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...