Google ADS

Njësia e reagimit të shpejt e Policisë e pranishme në veri

13:37 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Janë shtuar pjesëtarët e njësitit të reagimit të shpejt të Policisë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Besim Hoti zëdhënës i Policisë në Veri ka thënë për portalin Arbresh.info se kjo është bërë për shkak të incidenteve të fundit që kanë ndodhur.

“Duke i marrë parasysh incidentet që kanë ndodhur kohën e fundit e kemi marr parë të arsyeshme që të shtojmë masat e sigurisë për shkak të procesit zgjedhor. E kemi fokusin kryesisht në atë pjesë dhe e kemi sigurinë atje. Ndërsa sa do të qëndrojnë do ta marrim parasysh në bazë të situatës meqenëse janë njësi të reagimit të shpejt”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme