Njësia e Gardës Kombëtare Wyoming do të dërgohet në Kosovë

23:25 | 26 Maj 2019
A Z
Ushtarët e Gardës Kombëtare të Wyoming do të dërgohen javën e ardhshme për një mision paqeruajtës në Kosovë.

Anëtarët e komunitetit janë të ftuar të marrin pjesë në një ceremoni për Regjimentin e Këmbësorisë 297 të martën pasdite në Shkollën e Mesme të Lartë në Afton.

Zyrtarët e Gardës Kombëtare thonë se kjo është hera e parë që njësia e këmbësorisë Wyoming do të dërgohet në një mision jashtë vendi qe nga organizimi në 2016.

Stacioni i parë i njësisë do të jetë në Fort Bliss në Teksas për trajnime shtesë.

Ushtarët vijnë nga shtetet Kolorado, Montana, Utah dhe Wyoming.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme