Andrey Kondrashov, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus VGTRK si dhe një nga njerëzit kryesorë të propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin, bashkë me një ekip prej 5 personave dje kanë hyrë në Kosovë përmes Aeroportit ‘Adem Jashari’ me procedurë të rregullt me vizë Schngen dhe me një autorizim kinse nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
Mëngjesin e sotëm ata ishin nisur drejt aeroportit që të filmon gjoja për një dokumentar televiziv, por dyshimet janë se ai nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledhë informacion të ndjeshëm, i cili mund ta dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës
Ekipi i tij po xhironte pa leje nga autoritetet në zonën e Aeroportit “Adem Jashari”
Ekipi i Radio Televizionit të Kosovës është takuar me Kondrashovin dhe e ka pyetur se cili është qëllimi i vizitës që po i bëjnë Kosovës.
“Kemi ardhur në Kosovë që të realizojmë një film dokumentar për Kosovën për takimet e rusëve dhe amerikanëve në Kosovë”, thotë Kondrashov.
Pas prononcimit të Kondrashov në vendin e ngjarjes dolën edhe Policia e Kosovës.
Komandanti i Policisë së Kosovës në Aeroport, Shpend Maliqi, personin që shoqëronte Kondrashovin e ka pyetur se a kanë leje që të xhirojnë në zonën e Aeroportit, por këta të fundit nuk posedonin një leje të tillë.
Në këtë video ekskluzive të RTK-së, ai madje e përmend edhe zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të cilin thotë se ia ka lëshuar autorizimin.
RTK e ka kontaktuar Yll Vallën dhe ai as që është në dijeni të një rasti të tillë. Kondrashov kishte ardhur me dokument të falsifikuar në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pas verifikimit të dokumentacionit, Policia e Kosovës ekipit të gazetarëve rusë iu dha urdhër që te mos filmojnë dhe largohen nga zona e aeroportit.
Zona e aeroportit Adem Jashari si duket është tepër me rëndësi për një nga njerëzit kryesorë të presidentit Rus, Vladimir Putin, pasi që pavarësisht urdhrit të Policisë së Kosovës ata përsëri insistuan që të filmojnë.
Kondrashov është zëvendësdrejtor i përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus, VGTRK.
Ka qenë udhëheqës i programit ‘Vest Nedelji’ (Lajmet e Javës), ndërsa në janar të vitit 2018, ai është bërë zëdhënës i selisë së fushatës elektorale të presidentit rus, Vladimir Putin.
Gazeta britanike “Mirror” kishte botuar një artikull vitin e kaluar, ku pikërisht Andrey Kondrashov paraqitej si shefi i propagandës së Putinit për zgjedhjet në Rusi.
Ai është autor i disa filmave dokumentarë, përfshirë edhe filmin “Krimea, rruga për atdhe”, i cili përqendrohet në ngjarjet e vitit 2014, gjatë aneksimit të Krimesë. Ky film paraqet një intervistë të gjatë me presidentin rus, Putin.
Kondrashov ishte edhe në mesin e gazetarëve të dekoruar nga presidenti rus, Putin për mbulimin “objektiv” të ngjarjeve në Krime.
Në shtetin e Moldavisë Kondrashov është person non-grata.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...