Njëri nga tre të plagosurit me inicialet J.B i moshës 51 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore nga të shtënat me armë zjarri në mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.
Rastin për Arbresh.info, e bëri të ditur shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka.
“Njëri nga të plagosurit, 51-vjeçar, ka pasur intervenim të gjatë kohor, për shkak të lëndimeve serioze që ka marr. Lëndimet i ka në pjesën abdominale dhe në këmbën e majtë. Ai ka ardhur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të gjakderdhjes. Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ndërkaq edhe ndaj të plagosurit të dytë është bërë ndërhyrja kirurgjike, ndërsa për të plagosurin e tretë deri tani nuk ka qenë e nevojshme”, tha Uka.
Ndryshe, një plagoje e trefishtë ka ndodhur mbrëmë në Pejë. Ndërkaq i dyshuari kryesor për kryerjen e kësaj vepre është ende në arrati, kurse një person tjetër që dyshohet se ka ndihmuar dorasin pas kryerjes së aktit, është arrestuar./Arbresh.info
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump